266 rekrutë të FSK-së, sot filluan trajnimin bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Qendra e Stërvitjes Bazë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka pritur sot 266 rekrutët e rinj gjenerata e dytë për vitin 2022.
Këta rekrutë për nëntë javë do t’i nënshtrohen stërvitjes bazike e cila ka për qëllim t’i përgatisë ata në aspektin fizik, psikik dhe profesionalë që të mund të rreshtohen si ushtarë në formacionet ushtarakë brenda strukturës së FSK-së, ka njoftuar sot kjo e fundit.

