Telenews

Beyonce paditet nën pretendimin e shkeljes së të drejtave autoriale

Ylli muzikor Beyonce është paditur nën arsyetimin se ka përdorur pjesë muzikore të paautorizuar në hitin e saj “Alien Superstar”, siç bën të ditur TMZ.

Sipas dokumenteve gjyqësore, një kompani e quajtur Hirose Enterprise dhe një producent me emrin Shuji Hirose po padisin Beyonce dhe disa kompani muzikore për shkelje të të drejtave të autorit.

Hirose pretendon se zotëron të drejtat e një kënge të titulluar “Moonraker”, të interpretuar nga muzikanti John Holiday. Kompania thotë se Beyonce ka përdorur pjesën hyrëse të këngës në këngën e saj “Alien Superstar”, e cila u publikua në albumin e vitit 2022, Renaissance.

Sipas paditësve Beyonce dhe ekipi i saj nuk kishin marrë fare licencë për përdorimin e muzikës së tyre para publikimit të albumit, por morën një licencë disa javë pas publikimit.

Hirose thotë se e kishte njoftuar kompaninë e Beyonces për shkeljen e të drejtave autoriale, por se ajo ka vazhduar ta shesë albumin. Kompania po kërkon një urdhër gjykate që ta ndalojë Beyoncen të vazhdojë të përfitojë financiarisht nga vepra e tyre, si edhe dëmshpërblim prej një shume të pacaktuar.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga vetë këngëtarja.

Të ngajshme

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Heidi Lushtaku: Familja më dha gjithçka, asnjë sukses nuk e zëvendëson dashurinë

Rrezarta Ramaj