Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e muajit qershor do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me temperatura të larta.
Sipas njoftimit, moti i nxehtë vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.
“Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.