Telenews

37-vjeçari nga Kaçaniku dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri, pistoleta iu gjet në prehër

Komuna e Kaçanikut u trondit dje në orët e pasdites me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të qytetarit, Zekir Selimi. Selimi u gjet pa shenja jete brenda veturës së tij në rrugën ‘Vëllezërit Çaka’.

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen tragjike, ku sipas burimeve brenda Prokurorisë, dyshimet e para janë që 37-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor, ku kanë hasur në trupin e Selimit, i cili ndodhej pa ndjenja brenda veturës së tij.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se i ndjeri dyshohet se ka privuar veten nga jeta, duke shkrepur armën e zjarrit në kokë. Në vendngjarje është gjetur arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast e që ndodhej në prehërin e viktimës.

Momentalisht nuk dihen motivet që shtynë drejt kësaj ngjarje të rëndë, teksa njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngajshme

Ermal Fejzullahu e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Rrezarta Ramaj

Ramush Haradinaj kujton Dr. Shpëtim Robajn: Shërbeu në ditët më të vështira të luftës

Yllka Gashi

‘‘Mbi 100 mijë njerëz do të jenë në protestë’’, Gucati flet për protestën e nesërme

Yllka Gashi