Telenews

48 orë ndalim për dasmorin nga Vushtrria që shtiu me armë në Prizren

theret-nje-person-ne-qender-te-prishtines,-policia-arreston-te-dyshuarin

Një aheng familjar në lagjen “Kurtish Hasani” të Prizrenit u shoqërua me të shtëna armësh, duke mobilizuar policinë të dielën pasdite.

Sipas informacioneve zyrtare, gjuajtjet ishin bërë nga krushqit e ardhur nga Vushtrria. Patrullat në Prizren nuk arritën t’i kapnin në vendngjarje, por pas njoftimit, policia e Vushtrrisë ndaloi veturën BMW me të cilën po udhëtonte i dyshuari Basri Zekolli, rreth 60-vjeçar.

I dyshuari u shoqërua fillimisht në stacionin policor të Vushtrrisë e më pas në atë të Prizrenit, ku me urdhër të prokurorit u ndalua për 48 orë.

Në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar një armë të tipit “Blow”, 7 fishekë, 10 gëzhoja dhe një karikator. Rasti është iniciuar për “Posedim i armës” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Të ngajshme

Jeta Xharra drejt rikthimit në RTK: Drejtoria i reagon Arsim Halilit që i publikoi e-mailet

Erzana Fazliu

Vdes një 70-vjeçar në plazhin e Divjakës

Erzana Fazliu

Monika Salihu mohon raportimet se babai i saj, Aziz Salihu, ka vdekur

Erzana Fazliu