Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 58 aksidente trafiku, ku 26 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale.
Sipas të dhënave të autoriteteve, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,880 gjoba trafiku si pjesë e kontrolleve të shtuara në rrugë.
Po ashtu, janë arrestuar 30 persona, ndërsa 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet e rendit kanë bërë thirrje për kujdes më të madh në trafik, duke apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet.

