Telenews

“600 mijë euro investim substancial”, Kurti me lëvdata për rinovimin e Onkologjisë

Rreth 600 mijë euro është kostoja e rinovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilët u lavdëruan me këtë investim.

Si rinovime substanciale prej rreth 600 mijë eurosh tha Kurti se janë bërë në këtë klinikë dhe se krahas rinovimeve, është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave.

“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70, por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shtretër e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar, lista e pritjes është zero.

Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, lista esenciale e barnave është zgjedhuar  dhe se buxheti është shtuar. Nga 24 milionë euro në 60 milionë euro. Në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë 120 milionë euro barna, gjysmën e blejnë ata e gjysmën tjetër paguan shteti. Nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe tri rezonanca të reja. Terapia tabletare tash ipet edhe në Prizren. Është një ditë e veçantë për pacientët, mjekët e stafin të cilët i falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër, ministri Arben Vitia ka thënë se është shumë i lumtur, pasi tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.

“Shumë i lumtur e i gëzuar që një klinikë kaq vitale për një grup të pacientëve tash e tutje do të marrin shërbime pa listë të pritjes. Falënderoj stafin e Klinikës së Onkologjisë, të cilët kanë ndihmuar në rinovimin rrënjësor. Uroj të ketë më pak sëmundje të tilla. Rrallëkund edhe në rajon i kanë mundësitë të marrin shërbime të tilla moderne”, ka thënë Vitia.

 

source

Të ngajshme

Sa orë ju largon kafja nga gjumi?

Erzana Fazliu

Mënyrat shtëpiake për trajtimin e infeksioneve urinare, pa barna

Donat Hashani

Mos e bëni kurrë këtë kur merrni paracetamol, paralajmëron mjeku

Donat Hashani