Telenews

7 MARSI DITA E MËSUESIT – PSE FESTOHET KJO DITË?

7 Marsi është një datë e veçantë për arsimin mbarëshqiptar dhe e ‘shenjtë’ në aspektin intelektual për ata të cilët më shumë se gjysmën e jetës së vet, i’a kushtojnë edukimit të brezave të rinjë, të cilët marrin mësime për të ardhmen, pra janë mësuesit ata të cilët e bëjnë më të lehtë të ardhmen dhe fillimin e rrugëtimit jetësor.
Çdo 7 mars të një viti kalendarik në arsimin shqiptar festohet në formë të veçantë në shenjë falenderimi për edukuesit e gjeneratave të reja të cilët ardhmërinë tonë e ngritin gradualisht, duke e fuqizuar për jetën e falenderimi më i madh natyrisht që i atribuohet mësuesit nga i cili rrjedhë e gjithë baza e arsimimit.
Por si mbeti 7 marsi, si ditë e veçantë e mësuesit?
Më mars të vitit 1887 apo plotë 134 vite më parë në Korçë ishte hapur mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri dhe Kosovë si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.
Edhe pas plotë 135 vitesh, dita e 7 marsit vazhdon të festohet dhe vlerësohet me fanatizëm të veçantë tek shqiptarët të cilët nuk i harrojnë ata që ju dhanë hapat e parë të dijes brezave shqiptarë ndër vite.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani