Telenews

7 Qershori- Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

 

 

Parakushtet themelore për shëndet dhe mirëqënie të njeriut janë ushqimi i sigurt dhe të ushqyerit e drejtë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres më 20 dhjetor 2018 ka miratuar Rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit.

Që nga viti 2019, 7 qershori është ditë që shënohet me aktivitete që theksojnë përfitimet nga ushqimi i sigurt.

Ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë. Sëmundjet lidhur me ushqimin jo të sigurt shkaktohen nga substanca kimike, parazitë, aktere dhe viruse.

600 milionë njerëz sëmuren si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe në vit vdesin rreth 420.000. Në këtë grup, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare marrin pjesë me 40 për qind në ngarkesën me sëmundjet që burojnë nga ushqimi jo i sigurt, ose 125.000 raste të vdekjes në vit.

 

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj