Telenews

8 vetura dëmtohen nga zjarri e njëra… në Veternik

Nga brigada e zjarrfikësve në Prishtinë kanë bërë të ditur për teve1, se në momentin e arritjes së tyre në vendin e ngjarjes një veturë e tipit mercedes është djegur tërësisht , ndërsa tri vetura të tjera mbrapa, e 4 vetura i janë dëmtuar vetëm dritat.
Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri.
Ndërsa, Baki Kelani nga Policia e Kosovës, ka thënë për teve1 ka thënë se rasti është duke u hetuar dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një  veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve e të cilat kanë lokalizuar zjarrin.Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, ka thënë Kelani.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj