Telenews

97-vjeçarja thyen rekordin Guinness duke qëndruar mbi krahun e aeroplanit –

Betty Bromage ka thyer rekordin e saj në Guinness World Records si gruaja më e moshuar që ka realizuar një ecje mbi krahun e aeroplanit, të njohur si “wing walk”.

Gjatë këtij fluturimi, personi qëndron në këmbë mbi krahun e aeroplanit ndërsa ai lëviz në ajër.

Betty e kishte vendosur rekordin e parë katër vjet më parë, ndërsa tani e ka përmirësuar atë në moshën 97-vjeçare.

Aksioni i saj kishte edhe karakter humanitar, pasi synonte mbledhjen e fondeve për njësinë e trajtimit të goditjeve në tru në Cheltenham General Hospital, ku ajo ishte trajtuar pasi kishte pësuar një goditje në tru në vitin 2025.

Gjatë dekadës së fundit, Betty ka realizuar gjithsej gjashtë ecje mbi krahun e aeroplanit.

“Përndryshe do të mërzitesha me jetën. Nuk mund të ngas makinën, nuk shoh shumë mirë dhe ndonjëherë ndihem e frustruar. Prandaj dua të bëj gjërat që mundem”, ka thënë ajo për BBC.

Në moshën 97-vjeçare, Betty vazhdon të sfidojë kufijtë dhe të dëshmojë se mosha nuk është pengesë për aventura të jashtëzakonshme.

Të ngajshme

Sa kohë i duhet vajit të rozmarinës për rritjen e flokëve?

Yllka Gashi

Mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve të parë të sivjtëm

Yllka Gashi

Molla, një frut i pasur me vlera ushqyese

Rrezarta Ramaj