Telenews

Ushtarët e KFOR-it lëndohen gjatë përballjes me serbët në Zveçan, tërhiqen mënjanë për t’i trajtuar plagët

Disa ushtarë të njësisë speciale të KFOR-it kanë pësuar lëndime gjatë përballjes me protestues serbë në komunën e Zveçanit.

Kjo pasi, pas tensioneve të shumta, ata ndërhynë në Zveçan për t’i shpërndarë protestuesit, mirëpo të njëjtit nuk u bindën urdhërave të njësisë së KFOR-it, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Madje, turma e protestuesve, e shumë prej tyre të maskuar, sulmuan me mjete të forta ushtarët e KFOR-it.

 

Nga pamjet shihet se një grumbull ushtarësh janë distancuar nga turma për t’i trajtuar lëndimet.

Ndërkohë, raportohet se ende ka protestues të mbledhur në Zveçan. /Reporteri.net/.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj