Telenews

Shala: Kushdo që e cënon miqësinë me SHBA-në shkel mbi gjakun e dëshmorëve

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Shala përmes një postimi në Facebook, ka thënë se miqësia me SHBA-në është produkt i gjakut të UÇK-së, dhe kushdo që e cenon këtë miqësi po shkel mbi gjak dhe po tradhton dëshmorët që ranë për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Miqësia me SHBA është produkt i djersës, mundit e sakrificës të shumë brezave, i gjakut të UÇK-së.

Kushdo që e cënon këtë miqësi të shenjtë, shkel mbi këtë mund e gjak, dhe tradhëton amanetin e të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Të ngajshme

Murati: Para konstituimit të Kuvendit duhet marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Yllka Gashi

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi