Telenews

Ferizaj përfundon në procedurë disiplinore të FFK-së për ndeshjen kundër Dukagjinit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Ferizajt për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Dukagjinit.

Sipas njoftimit, të dielën në Ferizaj u ndërpre ndeshja për disa raste për shkak të hedhjeve të mjeteve piroteknike e gjësendeve në fushën e lojës.

Madje, në minutat shtesë tifozët e Ferizajt kanë hedhur gjësende në drejtim të gjyqtarit anësor.

“Inicim disiplinor ndaj: FC “Ferizaj”. Motivi: Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minutën 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Në minutën 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini” – thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Ferizaj triumfoi 2:1 kundër Dukagjinit, fitore kjo që e shpëtoi nga rënia direkte ekipin e trajnerit Panadiq dhe që Trepçën ’89 e dërgoi në Ligën e Parë.

Sfida në mes Ferizajt dhe Dukagjinit u vlerësua si tejet e dyshimtë për mënyrën se si u pranua goli i dytë nga klinasit. Madje, edhe hetimet nga Prokuroria kanë nisur për këtë takim.

Të ngajshme

Asllani vazhdon me gola, Interi presion Napolit

Valjeta Turkaj

Mungesa të mëdha në të dyja kampet, formacionet e mundshme të El Clasicos

KushtrimGuraj

El Clasico vendimtar sot në Montjuic, Barcelona dhe Real Madrid për titullin e La Ligës

KushtrimGuraj