Telenews

Qytetarët e sulmuar në Mitrovicën e Veriut janë nga ky qytet!

Burime të Kallxo.com brenda të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se dy personat që sot u sulmuan fizikisht në Mitrovicën e Veriut janë nga Podujeva.

Ata sot u sulmuan në Mitrovicën e Veriut ndërsa Policia në një komunikatë për media theksoi se “viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh” të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”- njofton tutje Policia.

Sulmin ndaj dy qytetarëve e ka dënuar edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj