Telenews

Kurti për Hetemin: Çdo ditë merr kërkesa për të dalë nga zyrja, e falënderoj për qëndresën e tij!

Kryeministri Albin Kurti thotë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij.

“Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës”.

Siç shkruan Kurti, Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998).

Kurti falënderon Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.

 

Të ngajshme

“Marrëveshja do të vazhdojë sa të dojë Italia”, Meloni falënderon Ramën

Valjeta Turkaj

Haxhiu komenton kalimet e deputetëve nga LVV-ja në LDK

Valjeta Turkaj

Zgjedhjet e 7 qershorit, katër parti s’e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ

Valjeta Turkaj