Telenews

Skender Hyseni: Kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish ministri Skender Hyseni, ka pyetur se kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha krizat në veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre dhe në këtë të fundit, bota tregoi se është lodhur me ne.

Ai ka shtuar se Kurti dhe Osmani po vazhdojnë t’i befasojnë ndërkombëtarët, derisa kanë vetëm hallin e pushtetit të tyre, ndërsa që intelektualë e akademikë qëndrojnë të heshtur si strucat.

Postimi i plotë:

Kur do ta kuptojë ky popull i mjerë kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ???!!!

Të gjitha krizat në Veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre. Kriza e fundit, dëshmoi se bota është lodhur me ne.

Kurti dhe Osmani po vazhdojnë, madje pa ngurrim, të befasojnë partnerët e Kosovës. As njëri as tjetri nuk e kanë hallin e vendit.

Të dytë e kanë hallin e pushtetit të tyre, deri në zhbërje të shtetit të Kosovë, Ndërsa, intelektualë e akademikë qëndrojnë të heshtur, si strucat !!!

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 21 prill

Rrezarta Ramaj

Imami Shefqet Krasniqi jep detaje për gjendjen shëndetësore të inspektorit policor, Arsim Beqirit

Rrezarta Ramaj

AAK: Mungesa e rezultateve qeverisëse po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Rrezarta Ramaj