Telenews

Biden i uron suksese Ukrainës në kundërsulm

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka uruar “fat” Ukrainës në kundërofensivën e ardhshme kundër forcave ruse.

Presidenti amerikan mirëpriti kryeministren daneze Mette Frederiksen në Zyrën Ovale, ku dhe u pyet nga gazetarët se çfarë shanse për sukses ka kundërsulmi i planifikuar i Ukrainës.

Biden “u përgjigj” pa folur, thjesht ngriti dorën dhe kryqëzoi gishtat.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, njoftoi se vendi i saj kishte nisur një “operacion mbrojtës” që “përfshin veprime kundërofensive”, pa specifikuar nëse ishte kundërofensiva kryesore që Kievi kishte shpallur prej muajsh.

Të ngajshme

Këta janë 902 kandidatët për deputetë të certifikuar nga KQZ

Rrezarta Ramaj

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin mes tri veturave në Vushtrri, Policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

“Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes”, nis protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

Valjeta Turkaj