Telenews

Kuvendi ka kaluar projektligjin për barnat, çmimi pritet të jetë në nivel me rajonin

Sipas njoftimit, me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, çmimi i barnave në Kosovë do të nivelizohet dhe do të jetë i njëjtë me çmimin në shtetet e rajonit.

“Ulje në përgjithësi e çmimeve të barnave që ndikon drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve tona. Vendosja e çmimeve tavan për kontraktim të barnave nga ana e institucioneve shëndetësore publike”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se me këtë projektligj do të vendoset baza për rimbursimin e barnave nga ana e Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe do të vendoset konkurrencës mes barnatoreve komunitare në nivel profesional e jo me ndryshim në çmime.

“Çmimet e barnave të përballueshme dhe të unifikuara. Ndërsa, për herë të parë në vendin tonë krijohet një sistem rregullativ për çmimin e barnave”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi

Studimi i ri ngre pikëpyetje për paracetamolin gjatë shtatzënisë –

KushtrimGuraj

IVF-ja në QKUK po jep rezultate, 37-vjeçarja mbetet shtatzënë me binjakë

Yllka Gashi