Telenews

Raportime për bomba në shkollat ​​e Malit të Zi, evakuohet ndërtesa e Kuvendit

Mëngjesin e sotëm ka pasur informacione për mjete shpërthyese të vendosura në ndërtesën e Kuvendit dhe në shumicën e shkollave në të gjithë Malin e Zi.

“Policia është njoftuar për raportime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi, por edhe në ndërtesën e Kuvendit, e cila është evakuuar. Në përputhje me procedurat e përcaktuara, Drejtoria e Policisë ndërmerr të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj”, njofton Drejtoria e Policisë në Twitter.

Për këtë rast po ndërmerren masa dhe veprime, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Raportet për mjete shpërthyese u morën me e-mail.

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimet në ato shkolla dhe kopshtet u ftuan të vinin të merrnin fëmijët e tyre. Mësimi është ndërprerë dhe siç mëson RTHN, mësimi nuk do të zhvillohet as në turnin e pasdites.

Të ngajshme

Kompania ndot rrugën me baltë, policia në Gjakovë i shqipton gjobë 1 mijë euro kompanisë, 100 euro shoferit

Valjeta Turkaj

Drenasi Residence adresa juaj e re për një jetë moderne në zemër të Drenasit

Valjeta Turkaj

Osmani: Tentimi i Listës Serbe për vonesa dëmton interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj

Valjeta Turkaj