Telenews

Kurti rikthehet të flasë për bashkimin kombëtar: Nuk e harrojmë, është qëllimi kryesor

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti, nuk e përmendin më aq shpesh bashkimin kombëtar, sa në opozitë. Por në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, kryeministri tha sot se “nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit”.

“Dje, të dashur aktivistë ishte 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, kur aktivistët tanë risjellin parullat ‘Lidhja është gjallë’ dhe ‘Jemi një’. Nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit sepse duam të ecim përpara të gjithë fuqishëm”, tha Kurti.

“E nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh aktivist, të jesh i lirë të qëndrosh i paepur për bindjet e tua. Por jo për bindjet individuale, sepse angazhimi për bindjet individuale më shumë prodhon analistë sesa aktivistë”, shtoi ai.

Shefi i Qeverisë dhe kryetari i LVV-së tha se bashkimi është “qëllimi kryesor”.

“Qëllimin tonë e ka përcaktuar projekti i papërfunduar i Lidhjes së Prizrenit dhe busulla jonë janë mendimi politik që kalon prej Sami Frashërit te Fan Noli, motrat Qiriazi e deri te Ukshin Hoti”, tha Kurti.

Të ngajshme

Vrasja në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

Rrezarta Ramaj

Osmani pas rezultatit zgjedhor: S’është fundi i një gare, por vazhdimi i një misioni

Rrezarta Ramaj

Kurti udhëtoi për në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Rrezarta Ramaj