Telenews

UEFA publikon formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve

UEFA ka publikuar formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve.
Padyshim se shumëkush mund të mos pajtohet me emrat që ka përfshirë shtëpia më e madhe e futbollit evropian.

Ajo që është befasia më e madhe nis nga porta, pasi aty sipas UEFA-s është portieri i Real Madridit Thibatu Courtois.

Katërshja mbrojtëse përbëhet nga lojtarët që luajtën në finale: Dimarco, Bastoni, Ruben Dias dhe Walker.

Si mesfushor defanziv janë caktuar dyshja e Manchester Cityt Rodri dhe Stones, ndërsa para tyre është vendosur bashkëlojtari Kevin de Bruyne.

Në sulm për ta ndihmuar Erling Haalandin e vetmuar janë caktuar Bernardo Silva dhe Vinicius Junior, që po ashtu ky i fundit mund të jetë një befasi për tifozët.

Të ngajshme

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Rrezarta Ramaj

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

KushtrimGuraj

UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt

Blearta