Telenews

AGK shprehet mjaft e shqetësuar pas pezullimit të certifikatës së Klan Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në një shkrim të postuar në Facebook kanë reaguar pas pezullimit të certifikatës së biznesit Klan Kosova, ku edhe janë shprehur mjaft të shqetësuar, shkruan Gazeta Online Telenews.al

Ata u shprehën se janë thellësisht të tronditur me njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ndaj mediumit privat Kosovar, Klan Kosovës, pasi që sipas tyre është vendim i paargumentuar, i pa specifikuar të bazës ligjore dhe pa paralajmërim.

AGK, veprimin e Qeverisë së kryeministrit, Albin Kurtit dhe po ashtu të Lëvizjes Vetëvendosje po e cilëson si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës.

Ata poashtu kanë shprehur se janë mjaft të shqetësuar edhe për fatin e kolegëve gazetarë, kamermanë e punëtor tjerë të Klan Kosovës të cilët sipas tyre do të afektohen direkt negativisht nga ky vendim.

Tutje, ata do të jenë në kontakt me organizatat partnere ndërkombëtare për lirinë e medias, ku sipas tyre do të denoncojnë këtë akt të Qeverisë.\Telenews.al

Njoftimi i plotë i tyre:

Të ngajshme

Çitaku lavdëron kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave: Ata mishërojnë idealizmin, kompetencën dhe përkushtimin

KushtrimGuraj

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani