Telenews

Kurti përmend Thaçin: Shkaku i zotimit të njëanshëm të tij, ne s’kemi ushtri të Kosovës në veri

Kryeministri Albin Kurti thotë se për shkak të një zotimi të njëanshëm të Hashim Thaçit ndaj NATO-s në kohën kur ishte kryeministër, ne nuk kemi ushtri të Kosovës në veri të vendit.

“17 për qind e territorit te Kosovës është në veri të lumit Ibër. Është territor shumë i gjerë, janë qindra kilometra kufi malor, nuk është çështje e thjeshtë. Prandaj duke pasë parasysh kapacitetet që ka sot Kosova nuk mund të vendosësh njësite, patrulla, zyrtar policor për çdo 50 metra në këtë kufi të gjatë. Nuk është e mundshme të ruhet kufiri ashtu, do ti shtojmë policët por aq e madhe është ajo pjesë, teren i vështirë malor, nuk do të mund të ketë asnjëherë mjaftueshëm polic për ta ruajtur atë kufi. Kufirin e ruan ushtria në atë pjesë të vendit ushtria është KFOR-i”.

Thaçi ka dërguar një zotim të njëanshëm ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Rasmussen, ku i thotë qe forcat e sigurisë së Kosovës nuk do ta kalojnë lumin Ibër dhe që prej vitit 2013 ne nuk kemi ushtri në veri të Kosovës për shkak të këtij zotimi ndaj NATO-s. Rrjedhimisht NATO, përkatësisht KFOR-i është ushtria e Kosovës në veri të Kosovës dhe kufirin e ruan ushtria. Ne do të bëjmë maksimumin në policinë tonë por për të qenë plotësisht të suksesshëm aty duhet të jetë KFOR-i”, tha Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

 

Të ngajshme

Kryediplomatja amerikane në Kosovë viziton Devolli Corporation, pritet nga Shkëlqim Devolli

Valjeta Turkaj

Sulme në disa burgje në Francë gjatë mbrëmjes së kaluar

Valjeta Turkaj

Shuplaka e Jozit në Norvegji, çka po thuhet për të?

Erzana Fazliu