Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në sheshin “Skënderbeu”, prej ku e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot.
Kurti tha sinjale për bashkëpunim me partitë tjera, ku deklaroi se javët në vijim do të takohet e komunikojë me të gjitha subjektet, shkruan Reporteri.net.
“Në javët në vijim do të komunikojmë dhe bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike”, deklaroi Kurti.
Sa i përket çështjes së Presidentit, Kurti tha se Kosova e ka Presidenten, duke iu referuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiut.
“Kosova e ka Presidenten, e ka ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiun. Ajo çka i mungon shtetit nuk është as qeveria e as presidenca e presidenti, Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkon në punë”, tha Kurti.
Për veten tha se ai është kryeministër i vendit, “herë kryeministër në detyrë, e herë në detyre si kryeministër.
Kurti tha se më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e VV’së në zgjedhjet parlamentare.
“Ky është edhe një konfirmim i radhës që kjo dekadë është e Qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. U dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë, e ne fitojmë”, ka deklaruar Kurti.
“Jam përjetë mirënjohës për gjithë atë angazhim, punë e përpjekje që keni bërë që VV të vazhdoj me qeverisjen të mbarë e të mirë”.

