Telenews

Bulliqi del në terren në orët e para të mëngjesit: Situata është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se gjendja e shkaktuar pas reshjeve të shiut në këtë qytet, është përkeqësuar.

Në një postim në Facebook, pas mesnatës Bulliqi ka shkruar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për tejkalimin e kësaj situate.

“Jemi në terren për të përcjell nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar ai.

I pari i Podujevës ka apeluar qytetarët e kësaj komune që të bashkëpunojnë me institucionet.

Të ngajshme

Dënimet në Hagë, Britania: Krenarë me rolin tonë më 1999 – vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë

Yllka Gashi

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Yllka Gashi

Balla me lot në sy pas vendimit në Hagë: S’është vendim drejtësie, është aktakuzë politike

Yllka Gashi