Telenews

KPM i jep afat Klan Kosovës për plotësimin e të dhënave si biznes

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i ka dhënë Klan Kosovës 30 ditë afat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale.

Ky rekomandim u votua pro nga të gjithë anëtarët e bordit të Komisionit të pavarur të mediave.Ndërsa, sipas rekomandimit të Zyrës Ligjore të KPM-së, në rast të dështimit për të vepruar në pajtim me rregulloren, atëherë Klan Kosova do të përballet me sanksione.

Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, tha se institucioni që ai e drejtën është i pavarur dhe se nuk ndikohet nga askush.

Sa i përket pikës e cila është duke u trajtuar për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, kryetari paraqiti dy rekomandime në lidhje më këtë, i pari Klan Kosova ka 30 ditë që të plotësoj të gjitha dokumentacionet bazuar në rregulloren e KPM-së.

E dyta sipas Mehmetit, Klan Kosova nëse për këtë afat nuk arrin që ti plotësoj kushtet duhet ajo do të sanksionohet në bazë të rregullores./EO/

Të ngajshme

Rajoni i Ferizajt: 14 motoçikleta e 8 trotinetë të konfiskuar në muajin gusht

Yllka Gashi

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës

Yllka Gashi

Kapet një automjet pa targa me mallra të dyshuara për kontrabandë

Yllka Gashi