Telenews

Halimi mirëpret shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën: S’ka më fuqi partiake që mbyllë media

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Halimi tha se ky është lajm i mirë, pas sipas saj, në Kosovë po funksionon sistemi shtetëror dhe ekonomia e tregut të lirë dhe siç tha ajo, nuk ka më fuqi pushtetore e partiake që mbyllë media.

“Ky vend ka histori demokracie dhe tendencat e suspendimit të saj nga një ideologji majtiste e populliste do të jenë krejtësisht të kota”, tha Halimi.

Tutje, ajo tha se asnjë pushtet nuk mund ta mposhtë vullnetin e një shoqërie që ka përqafuar vlerat e përbashkëta euroatlantike, mendimin dhe shprehjen e lirë.

Të ngajshme

Peci: S’i kemi numrat për kryeparlamentarin, për Qeveri duhet të na sfidojnë pas konstituimit (VIDEO)

Donat Hashani

Gazmend Halilaj i bashkohet Partisë Guxo – Mirëpritje nga figurat qendrore të partisë

Donat Hashani

Osmani: Rreziku nga Serbia real, duhet parandaluar çdo tentativë për destabilizim

Donat Hashani