Në Paris kanë shpërthyer protestat dhe trazirat, pasi një 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.
Disa makina u dogjën ndërsa në afërsi të komisariatit u hodhën edhe fishekzjarrë.
Policia pretendoi se i riu tentoi t’i përplasë efektivët me makinën e tij, por në një video të bërë publike së fundmi shihet e kundërta. Polici i ka drejtuar armën drejtuesit të mjetit, dhe pas disa sekondash dëgjohet një e shtënë.
Pavarësisht ndihmës së stafit mjekësor, adoleshenti ndërroi jetë si pasojë e plagës së marra. Efektivi i policisë ndodhet në paraburgim dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes.
Për ngjarjen reagoi edhe presidenti Macron, i cili tha se ngjarja është e pashpjegueshme dhe e pafalshme për policinë. Kjo është vrasja e dytë fatale në rrethana të tilla për këtë vit në Francë.