Telenews

Vërtetohet dënimi ndaj Grudës dhe Shalës për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit

Gjykata e Apelit, përmes aktgjykimit ka vërtetuar dënimin prej 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, të akuzuar për vjedhjen e  2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit.

Në vendimin e Apelit, i cili është marrë më 4 maj 2023, thuhet se është refuzuar ankesa e përbashkët e mbrojtësve të të akuzuarit, Labinot Gruda, avokatëve Tahir Rrecaj dhe Selman Bogiqi, si dhe mbrojtësit të akuzuarit Kadri Shala, avokatit Florent Latifaj, si dhe ankesat e parashtruara nga mbrojtësit e  palëve të treta, të cilat u shqyrtuan në seancën e 4 majit 2023, ndërsa është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj