Telenews

Jep dorëheqje këshilltarja e Osmanit

Donjeta Miftari ka dhënë dorëheqja nga pozita e këshilltares së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka qenë këshilltarja kryesore e Osmanit për komunikim, ndërsa lajmin për largimin e saj nga kjo pozitë e ka bërë vetë Miftari.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ajo ka thënë se “pas disa vitesh të pabesueshme pune në vendin tim të mrekullueshëm të lindjes, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi në Londër”.

“Një falënderim nga zemra për Presidenten e shquar dhe frymëzuese Vjosa Osmani që më dha mundësinë dhe nderin e jashtëzakonshëm të punoj në ekipin e saj”, ka shkruar Miftari në “Twitter”.

“Duke qenë i detyruar të ikë si refugjat në kohën më të errët për popullin tonë, ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm të kthehesh në një Kosovë të pavarur dhe të lulëzuar si këshilltare”.

“Shumë mirënjohës për njerëzit që e bënë këtë rrugëtim edhe më të veçantë”, potencoi Miftari, duke shtuar “Kosovë, të dua”.

“Deri herën tjetër”, ka përfunduar ajo.

Për punën e saj deri të tanishme, e ka falënderuar zyra e presidencës së Kosovës.

Përmes një cicërime në “Twitter”, nga presidenca kanë theksuar se “ndërsa filloni një kapitull të ri në rrugëtimin tuaj profesional, ne shprehim falënderimet tona të sinqerta për punën e palodhur, përkushtimin dhe pasionin që keni demonstruar vazhdimisht”.

“Ju urojmë më të mirat!”.

 

 

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj