Telenews

Erdogan shfaqet duke luajtur basketboll me deputetët e partisë së tij

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke  luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.

Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe për besimtarët myslimanë, atë të Kurban Bajramit.

“Është e vërtetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij.

Videoja mund të hedhë poshtë edhe zërat, sipas të cilëve, presidenti turk ka probleme me shëndetin.

Të ngajshme

UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt

Blearta

Zjarret në Francë, lëndohen mbi 80 zjarrfikës

Blearta

Babai i të dyshuarit për sul*min në Berlin: Dikush ia ka shpëlarë trurin

Rrezarta Ramaj