Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 3.3 milion euro për ta ndihmuar në projekte të ndryshme, Infrakosin.
Ministrit i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu dhe Kryeshefit Ekzekutiv i Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës z. Naser Krasniqit nënshkruan marrëveshje për financimin e projekteve të dizajnimit preliminar të linjës hekurudhore Fushë Kosovë – Klinë – Pejë dhe linjës Klinë – Prizren, transmeton Telenews.al
Qeveria e Republikës se Kosovës, respektivisht MMPHI i ka siguruar 2 milon € për projektet zhvillimore të Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës me qëllim të rehabilitimit të dy linjave hekurudhore të cilat kanë nevojë imediate për rehabilitim dhe modernizim konform standardeve evropiane.
Po ashtu, të dy përfaqësuesit kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për financimin e projektit të sigurimit të Vendkalimeve në Hekurudha si preventivë e sigurisë në vendkalimet në nivel me shumën prej 1.3 M€
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu.
”Marrë parasysh aksidenteve të shkaktuara, në veçanti me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, nënshkruam marrëveshjen për Sigurimin e Vendkalimeve në Hekurudha. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të financojmë projekte, kështu për të rritur sigurinë hekurudhore dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore”, ka shkruajtur ministri Aliu.
Ndërsa, kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës Naser Krasniqi është ndjerë i lumtur dhe ka falenderuar Qeverinë e Republikës se Kosovës dhe Ministritë e linjave për përkrahjen e vazhdueshme qe po i bëhet Infrakos-it.
Krasniqi, potencoi qe rehabilitimi dhe modernizimin e linjave hekurudhore konform standardeve evropiane është shumë i rëndësishme, jo vetëm për Infrakos-in por për të gjithë operatoret e transportit hekurudhor të cilët do të marrin shërbime cilësore dhe të sigurta me ç’rast do të ndikon edhe në mjedisin, bizneset dhe mirëqenien e qytetareve të Republikës se Kosovës. /Telenews.al/

