Telenews

Bregdeti shqiptar eksplorohet nga super-anija me 2700 turistë të huaj

Kroçera “Explorer of the Seas” ndodhet në Sarandë duke sjellë aty 2700 turistë nga e gjithë bota. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë një video të kroçerës gjigande e cila ndodhet në pronësi të Royal Caribbean International, një prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e lundrimit.

“2700 turistë nga e gjithë bota mbërrijnë në Sarandë me të famshmen “Explorer of the Seas Cruise”, duke u prezantuar për herë të parë me kartolinën e bregdetit shqiptar që edhe këtë verë po mikpret shifra rekord vizitorësh”,  shkruan Rama.

Kujtojmë që Shqipëria po kthehet në një atraksion turistik për të huajt për shkak të promovimit nga mediat ndërkombëtare, kuriozitetit dhe bukurive natyrore, ushqimit dhe çmimeve të lira që ofron.

Të ngajshme

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shqipëria për shkak të shpërthimit të murtajës së kafshëve

Valjeta Turkaj

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit 11.5 miliardë dollarë deri tani

Valjeta Turkaj

Hajnat vjedhin veturën nga oborri i shtëpisë në Zhur, çelësat i kishte brenda

Valjeta Turkaj