Telenews

Bekim Haxhiu i reagon Kusarit për audio-incizimet: Sa herë të na shani para armikut, na bëni nderë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një audio-incizim dëgjohej të fliste për listat e veteranëve me Sllavko Simiqin.

Haxhiu i thotë Kusari-Lilës, se kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.

”Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?!

LVV Krejt dhe Drejt te Radojçiqi!

Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!

Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.

Turp ju qoftë!

Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit.

Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë.

Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurve.

Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku.

Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë.

Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë.

Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha  prej UDB-së, ju veç po e vazhdoni misionin e saj.

Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngajshme

Dështimi i seancës konstituive, presidencës i shkon letra se si të veprohet më tej

Valjeta Turkaj

Ish-gardiani Milenkoviq dënohet me 7 vjet burgim, për krime lufte në Kosovë

Valjeta Turkaj

“Do të doja që babai të jetë në burg tërë jetën” – letra e vajzës së Gjyljeta Ukellës te varri i nënës

Valjeta Turkaj