Telenews

Kurti edhe sivjet shkon në Greqi për simpoziumin SYMI

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Greqi për të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Sikur edhe vitin e kaluar, Kurti po merr pjesë në edicionin e 25të të këtij simpoziumi, ku, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, “po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar”.

“Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit. Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome)”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kjo është hera e gjashtë që Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

Të ngajshme

Horoskopi Ditor – 8 Qershor 2026 Dashi

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 qershor

Rrezarta Ramaj

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj