Telenews

Komuna e Prishtinën i bën reklamë pishinës së Gërmisë, qytetarët e vërshojnë me komente negative

Faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës sot ka bërë një postim nxitës që të vizitohet pishina e Gërmisë.

Aty ju bëhet thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të freskohen në këtë vend në këto ditë të nxehta të verës.

Por, duket se qytetarëve nuk po ju bën fare përshtypje ky vend i cili është në pronësi të komunës, pasiqë postimi ku bëhet thirrje që të vizitohet kjo pishinë, është vërshuar nga komentet negative të qytetarëve, shkruan Telenews.al

Komentet më negative kanë qenë kryesisht rreth çmimeve të reja, me të cilat qytetarët kanë shprehur pakënaqësi në vazhdimësi, siç mund të shihen edhe më poshtë.

Pakënaqësi lidhur me funksionimin e pishinës së Gërmisë dhe komente negative ka edhe rreth papastërtisë.

Disa nga komentuesit kanë ironizuar në formë kreative, duke i krahasuar çmimet e kësaj pishine me plazhet e Durrësit të Shqipërisë.

Të kujtojmë se Pishina e Gërmisë edhe sivjet ka hapur dyert për të gjithë qytetarët, por me çmime të reja e të cilat janë të papërballueshme për gjepin e qytetarit.

Çadra e madhe është me çmim 30 euro, kabina e vogël 6 euro, kurse çadra me dy shellzone 4 euro.

Ato fillojnë nga 4 euro për të rritur dhe nga 2 euro për fëmijë, ndërsa çmimet ndryshojnë nga ora 16:00 si dhe vikendeve.

Ushqimi nga jashtë është ndaluar nga kompania mirëmbajtëse e pishinës, pasi sipas tyre, po hudhen mbeturina në ujë. /Telenews.al

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi