Telenews

Historike: Kosova siguron fazën e grupeve të Kampionatit Evropian në Beach Volley

Kombëtarja U-22 e Kosovës në Beach Volley, meshkujt, ka shkruar historinë duke siguruar fazën e grupeve në këtë grupmoshë dhe konkurrencë për herë të parë ndonjëherë.

Ekipi i përbërë nga dyshja e volejbollistëve Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi arriti që të mposht Kroacinë, pasi paraprakisht kishte mposhtur Skocinë dhe Irlandën e Veriut, ndërsa pësoi disfatë nga Sllovakia.

Në ndeshjen vendimtare, Kosova mposhti Kroacinë me rezultat 1-2 (18-21, 21-16, 12-15).

Me këtë fitore, Kosova u kualifikua në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, ku do të marrin pjesë 32 ekipet më të mira të Kontinentit të Vjetër në Beach Volley.

“Dardanët” tash do të jenë pjesë e Grupit G, bashkë me superfuqitë Poloninë, Norvegjinë dhe Hungarinë.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj