Telenews

Capital T zbulon dy emrat e parë të artistëve që do të performojnë në koncertin e tij “Time Capsule”

Po afrohet data për koncertin e madh të reperit, Capital T – “Time Capsule”.

Përveç reperit nga Prishtina, në kocertin e Capital T do të performojnë edhe emra të tjerë të estradës.

Së fundmi, vet reperi ka zbuluar dy emrat e artistëve që do të jenë pjesë e koncertit të tij.

 

Nëpërmjet postimeve në llogarinë e tij në Instagram, rap-artisti ka njoftuar se Rina Balaj dhe Lluni janë dy emrat e parë që zbulohen si performues në koncertin e 11 gushtit.

Por, përveç tyre pritet që edhe emra të tjerë artistësh dhe kolegë të reperit të zbulohen në ditët në vazhdim.

 

Theksojmë që “Time Capsule” do të mbahet në stadiumin e qytetit të Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë që eventi madhështor i reperit për herë të parë u mbajt në Tiranë, rreth katër vite më parë dhe pati një numër të madh fansash që morën pjesë.

Të ngajshme

Cillian Murphy merr një vit pushim: “Nuk kam luajtur në asgjë të mirë për një kohë të gjatë”

KushtrimGuraj

Ish banorja e “BBV” tregon se pse është larguar nga rrjetet sociale: “Babai më…”

Erzana Fazliu

Vajza e Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen, teksa shihen në Romë

Valjeta Turkaj