Konflikti mes Noizyt dhe Klevios ndonëse për fat të mirë është shtensionuar kohët e fundit, dikur pati marrë përmasa të mëdha.
Ka qenë prokuroria që së fundmi riktheu në vëmendje konfliktin mes tyre pas publikimit të një dokumenti.
Në të shihet se prokuroria ka kërkuar kryerjen e testit psikologjik nga ana e Noizyt.
Ky veprim vjen pas padisë që Noizy ka bërë ndaj Kleviolinit, me arsyetimin se sjellja e tij në rrjetet sociale i ka shkaktuar ankth edhe frikë.
Në dokumentin e mëposhtëm shihet se prokuroria ka kërkuar caktimin e një psikologeje, që të kryejë vlerësimin e gjendjes psikologjike të Noizyt.


