Telenews

Gara: Kaq mijë udhëtarë e kaq fluturime veç më 22 korrik në aeroportin e Prishtinës (VIDEO)

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka bërë të ditur se vetëm ditën e shtunë (22 korrik), në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës janë bërë 110 fluturime.

Në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka shtuar se brenda kësaj dite janë proceduar diku mbi 16 mijë udhëtarë.

“Dita më e ngarkuar ka qenë e shtuna e kaluar (data 22 korrik) ku kemi proceduar diku mbi 16 mijë udhëtarë dhe mbi 110 fluturime në total”, ka thënë Gara.

“Në jemi duke zgjeruar kapacitetet e infrastrukturës, do të kemi një zgjerim në metra katrorë, do të kemi shtimin e daljeve, nga 8, do të bëhen 14 dalje”, ka shtuar ajo.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj