Telenews

Spahiu: Stop çmimeve selektive ndryshe për kosovarët, ndryshe për të huajt

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se turizmi në Shqipëri është agresiv.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se turistët atje trajtohen në mënyrë selektive. Pra, ai thotë se çmimet rriten në bazë të vendeve që vijnë turistët.

Sipas tij, kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës, transmeton Paparaci.

“Kemi një turizëm agresiv që mendon sot për sot. Pronarët që hapim hotele e shikojnë turistin jo si Zot të shtëpisë por si qenie për ta grabitur. Unë kam takuar miq nga Gjermania, Belgjika apo Anglia që kanë shkuar në Jug të Shqipërisë, nga Dhërmi deri në Ksamil”.

“Këto çmime kapin vlera që janë të barabarta apo Spanja që është vendi më i kërkuar në të gjithë botën. Shërbime dhe cilësia nuk arrijnë në nivelin e çmimeve. Janë të pajustifikueshme. Turistët trajtohen në mënyrë selektive. Në asnjë vend të botës turisti nuk trajtohet në mënyrë selektive dhe raciste”, tha ai.

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi