Telenews

Gjuajtën me armë zjarri në ahengje familjare – katër të arrestuar në Gjakovë

Policia e Kosovës në Gjakovë, kishte pranuar informacion përmes rrugëve operative dhe hetimore se në një aheng në fshatin Ujz në Gjakovë, me datën 22.07.2023, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.

“Lidhur me informatën e pranuar, sot është realizuar kontroll në tri lokacione (një në fshatin Damjan dhe dy në fshatin Ujz). Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e gjatë, tri pistoleta me nga një karikator dhe 22 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar katër persona.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të ngajshme

A po vjen PDK-RLL? Spekulime për një subjekt të ri politik në Drenas

Erzana Fazliu

Arrestohen katër persona në Pejë, dyshohen për zjarrvënie

Donat Hashani

Presidentja për bllokadën institucionale: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Donat Hashani