Telenews

Erdogan i gatshëm të ndërmjetësojë armëpushimin Ukrainë-Rusi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të propozojë rinisjen e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë dhe vendosjen e një armëpushimi, në takimin që pritet të zhvillojë së shpejti me liderin rus, Vladimir Putin.

Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, e cila citon burime nga Ankaraja zyrtare, Erdogan pritet që gjatë takimit me Putin të mbrojë tezën se nga lufta nuk fiton askush si dhe nuk do të ketë.

Erdogan deri në këto momente, është lideri i vetëm botëror që ende gëzon besimin e Putin dhe Zelenskyn.

Më herët gjatë ditës, një deklaratë nga Kremlini konfirmoi se Rusia nuk po kërkon të kontrollojë territore të reja në Ukrainë, përveç atyre të shkruar në Kushtetutë.

Ndërkohë, që kanë vijuar luftimet e ashpra mes dy ushtrive në jug të vendit. Sipas raportimeve të fundit një ish-deputet ukrainas u vra gjatë përleshjeve në frontin e Zaporizhzhia.

Të ngajshme

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj