Telenews

85 infermierë të rinj nga nesër punësohen në klinikat e QKUK-së

85 infermierë të rinj nga dita e nesërme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

“Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme. Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve iu  dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve”.

“Nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi

Studimi i ri ngre pikëpyetje për paracetamolin gjatë shtatzënisë –

KushtrimGuraj

IVF-ja në QKUK po jep rezultate, 37-vjeçarja mbetet shtatzënë me binjakë

Yllka Gashi