Telenews

Në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it

Në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it

KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës, për shkak të procedurës normale të dorëzimit të kontingjenteve.

Sipas KFOR-it, ushtrimet do të kryhen gjithashtu për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i trajnimit dhe gatishmërisë së të gjitha njësive që vijnë në terren.

“Ndërsa këto ushtrime do të zhvillohen në mënyrë të tillë që të minimizojnë çdo ndërprerje dhe ndikimin për popullatën lokale, është e mundur që mund të ketë vonesa në qarkullimin e trafikut dhe të vërehen lëvizjet e ushtarëve”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR-i këshillon shoferët që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake.

Të ngajshme

Aksident me fatalitet në Tiranë, humb jetën një këmbësore

Valjeta Turkaj

E dhimbshme – Të shtënat masive në festën e ditëlindjes në Kaliforni morën katër jetë, tre nga viktimat fëmijë

Valjeta Turkaj

21 persona përfundojnë në pranga për 24-orë

Valjeta Turkaj