Telenews

Andi Pajaziti dje iu nënshtrua një operacioni, avokati: I zgjati më shumë se pesë orë

I dyshuari për vrasjen në Bon Vivant, Andi Pajziti, i është nënshtruar dje një operacioni në QKUK, i cili i ka zgjatë më shumë se pesë orë, tha  avokati i tij Fanol Krasniqi.

Avokati Krasniqi tha se në ditët në vijim pritet që të konstatohet nëse “Italiani”, do t’i nënshtrohet edhe një tjetër intervenimi.

“Dje e ka pas një intervenim, i ka zgjatë pesë orë. Pritet pas disa dite me u konstatu se a ka nevojë për një tjetër intervenim. Po vazhdon në QKUK me qëndru, dje e ka pas një intervenimin pej orës 8:00-13:00, më shumë se pesë orë ka zgjatë”, tha avokati Krasniqi.

I pyetur rreth raportimeve nëse ka pasur të shtëna me armë zjarri në afërsi të klinikës ku po qëndron Andi Pajaziti, avokati tha se pas këtij rasti është shtuar numri i policëve që po e ruajnë.

“Është shtuar numri i pjesëtarëve të policisë, tash është siguria shumë më e madhe. Andi ska mujt me përceptu se sa është larg krisma nga dritarja e dhomës ku po qëndron”, tha ai.

I njëjti tha se nuk ka njohuri nëse është hapur rast në polici apo prokurori për “krismën” që është dëgjuar afër klinikës ku po qëndron klienti i tij.

Ndërkohë, policia e as prokuroria nuk kanë konfirmuar nëse është hapur rast për këtë çështje apo është gjetur ndonjë gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Andi Pajaziti apo siç e ka nofkën “italiani” ndodhet nën masën e paraburgimit për vrasjen që ndodhi me 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq K.R., 39-vjeç dhe u plagosën disa të tjerë.

Të ngajshme

Mbretëria e Bashkuar i sjell në Kosovë 300 ushtarë për “stërvitje rutinore” me KFOR’in, rrinë deri në fund të tetorit

Donat Hashani

Punime nga KEDS sot, këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani