Telenews

Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve fillon në sesion privat

Seanca e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar në sesion privat.

Me të arritur trupi gjykues në sallën e gjyqit, në momentin kur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith ka filluar të flasë, përmbajtja është redaktuar, për të vazhduar më tej seanca në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në seancën e fundit të mbajtur më 17 gusht në këtë çështje, është dëgjuar dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Të ngajshme

Kryediplomatja amerikane në Kosovë viziton Devolli Corporation, pritet nga Shkëlqim Devolli

Valjeta Turkaj

Sulme në disa burgje në Francë gjatë mbrëmjes së kaluar

Valjeta Turkaj

Shuplaka e Jozit në Norvegji, çka po thuhet për të?

Erzana Fazliu