Telenews

Qeveria mban mbledhje elektronike, ndan kaq milionë euro për tekste shkollore

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 12 milionë e 940 mijë e 720 euro për subvencionimin e teksteve shkollore.

Sipas njoftimit të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit, 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro janë ndarë për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi