Telenews

Ekskluzive: Drejtuesit e PDK-së sot në dasmën e këtij bashkëpunëtori të tyre

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sot po marrin pjesë në një dasmë tradicionale shqiptare.

Në rrjetet sociale është publikuar fotografia e tyre, megjithëse dukej si enigmë se në dasmën e kujt po marrin pjesë ata.

Telenews.al ka mësuar se drejtuesit e PDK-së, po marrin pjesë në dasmën e bashkëpunëtorit të tyre, Granit Geci.

Geci është aktivist politik dhe asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga rradhët e PDK-së.

Siç shihet në fotografi, në dasmën e z.Gecit po marrin pjesë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi së bashku me nënkryetarin e Skenderajit, Sami Lushtaku, deputetët Uran Ismaili e Abelard Tahiri, që të katërtit me bashkëshortet e tyre, si dhe deputetja Eliza Hoxha dhe ish-ministrja e punëve të jashtme, Vlora Çitaku.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj